Tagliafico arrin marrëveshje me Ajax, ‘nervozon’ Arsenalin dhe Atleticon

  • 03 May 2019 - 18:02
Tagliafico arrin marrëveshje me Ajax, ‘nervozon’ Arsenalin dhe Atleticon

I shumë kërkuari nga Arsenal dhe Atletico Madrid, është pajtuar me skuadrën e Ajax Amsterdam për kontratën e re.

26 vjeçari i cili kaloi në ligën e Holandës gjatë vitit të kaluar, kërkohej me ngulm nga skuadrat e Premierligës dhe La Liga.

Së fundmi ai ka shuar gjasat e tyre, pasi ka nënshkruar kontratën e re me gjysmëfinalistët e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

“Unë dua t’iu them se do të qëndroj këtu edhe për një sezon” ka thënë Tagliafico në një video në ‘Tëitter’.

“Shpresoj se do të jetë një vit i mirë. Sikur ky vit” ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi argjentinas.

Gjithashtu një deklaratë për arritjen e marrëveshjes ka lëshuar edhe faqja zyrtare e Ajax, të cilët kanë thënë se kontrata e argjentinasit nuk skadon deri në vitin 2022.

Arsenal dhe Ateltico Madrid tashmë duhet të kërkojnë për ndonjë tjetër opsion, pasi argjentinasi do të vazhdojë aventurën e tij në Eredevisie.

(Kosova Sot Online)