Trajneri i klubit kroat bleu pushkën 1 mijë marka për të luftuar me serbët

  • 03 May 2019 - 18:54
Trajneri i klubit kroat bleu pushkën 1 mijë marka për të luftuar me serbët

Trajneri i Cibonës, Iven Velic (46-vjeçar), në një intervistë për mediat kroate për herë të parë ka folur për pjesëmarrjen e tij në luftë në vitet e 90-ta, në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Eksperti kroat kishte zbuluar se si u ishte bashkuar radhëve të Këshillit të Mbrojtjes së Kroacisë (HVO).

“Pasi në vitin 1991 e kam humbur babai, i cili kishte humbur jetën në punë, unë vullnetarisht jam paraqitur në HVO. E kam ndier nevojën që ta mbroj tokën time. Atëbotë nuk kishim armë, ndërsa kam qenë i detyruar ta blej një pushkë për 1 mijë marka. pasi nuk kam qenë në shërbimin ushtarak, për 2 javë rresht kam qenë në ushtrime ushtarake, ndërsa më pas u jam bashkuar ushtarëve në qytetin tim, Livno. Por, ka shumë njerëz që kanë bërë më shumë se unë”, ka thënë Velic për "Vecernji".

Trajnari i Cibonës ndjehet krenar për faktin e komandant i tij ka qenë i gjykuari nga Tribunali i Hagës, Ante Gotovina.

“Ne, si ushtarë të thjeshtë nuk kemi pasur kontakt me të, por për çfarë njeriu është fjala kam kuptuar me shembullin tim. Në të vërtetë, pas një viti me pak veprime ushtarake, i kam kërkuar të më mundësojë të luaj basketboll dhe të studioj në Zagreb. Një gjë të tillë ma ka mundësuar gjenerali Gotovina, pasi pa ndihmën e tij një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodhë. Pas gjithë kësaj, ku janë plagosur shumë kolegë të mi, e disa janë vrarë,e kam pyetur nëse është dashur të qëndroj deri në përfundimin e luftës. Mu për këtë arsye edhe sot e kësaj dite i vlerësoj njerëzit që kanë luftuar për atdheun, e kjo ka të bëjë edhe me ata që i kanë stërvitur dhe ushtruar ata njerëz. Këtë e bëj në mënyrë që t’i motivoj basketbollistët e mi”, ka thënë Velic. Cibona, nën drejtimin e Velicit, në këtë edicion e ka zënë pozitën e 7-të në ABA Ligë, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë ofruar atij zgjatjen e kontratës. 

(Kosova Sot Online)