Nga AEK-u te Milani, talenti shqiptar afër realizimit të ëndrrës

  • 03 May 2019 - 19:50
Nga AEK-u te Milani, talenti shqiptar afër realizimit të ëndrrës

Gilberto Gega, mbrojtësi me origjinë shqiptare, që luan te të rinjtë e AEK-ut në Greqi, nga data 7 deri në 10 maj, do të provohet te skuadra e Milanit.

Lajmin e bën të ditur “gazzeta.gr”, e cila vërteton se lojtari 17-vjeçar do të shkojë në Itali të provohet te gjigandët italianë.

Gega luan si mbrojtës qendre ose si mbrojtës i majtë dhe ka bërë shumë paraqitje të mira më të rinjtë e skuadrës së Athinës. Për të janë interesuar edhe skudara si Lioni dhe Fenerbahçe.

Gega është i lindur në vitin 2002 dhe nga mediat greke nuk raportohet se ai është një lojtar me origjinë shqiptare.

Vet të afërmit e lojtarit, e kanë postuar në “Facebook” lajmin e madh për Gilberton, i cili është duke jetuar ëndrrën e tij. 

(Kosova Sot Online)