Messin e thërrasin në Itali për të votuar, historia nisi në vitet ‘800

  • 03 May 2019 - 20:00
Messin e thërrasin në Itali për të votuar, historia nisi në vitet ‘800

Shumë pak e dinë që Leo Messi ka nënshtetësi italiane, veç asaj argjentinase dhe spanjolle…

Motivi? E thjeshtë, shumë vite më parë, babai i stërgjyshit i tij (Angelo), me origjinë nga Recanati i Italisë, u nis drejt Buenos Airesit, në vitet ‘800 për të kërkuar punë dhe jetë më të mirë.

Por, legjenda tregon se anija e tij, përpara se të prekte tokën përtej Oqeanit, ndaloi në Barcelonë. Ishte viti i largët 1866.

Edhe pse Leo e di mjaft mirë origjinën e tij, kurrë nuk ka vizituar qytezën Recanati, ku jetojnë mbi 2000 argjentinas.

I regjistruar në kadastrën e Bashkisë së Recanatit, Messit i ka shkuar çertifikata për të votuar në zgjedhjet e 26 qershorit.

Nuk e dimë nëse Leo do të votojë ose jo, por fakti është se në Recanati, mezi presin ta shohin.

(Kosova Sot Online)