Merr fund dilema/ Ja kush do të jetë portieri i parë i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

  • 04 May 2019 - 09:59
Merr fund dilema/ Ja kush do të jetë portieri i parë i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Thibaut Courtois dhe Keylor Navas ishin dyshja që garuan në balotazhin për portën që nga ndeshja e parë deri në fund të sezonit.

Sjpas raportimeve të fundit nga ‘AS’ bëhet e ditur se ‘Los Blancos’ i kanë garantuar portierit belg se ai do të jetë zgjedhja e parë në sezonin e ardhshëm.

Këtë sezon kishte dyshime mbi nivelet e Courtois, por edhe përkundër vuajtjeve të tij, duket se madrilenët janë të vendosur ta mbajnë atë si numrin një.

Edhe pse pritshmëritë e këtij sezoni ishin më të mëdha, ekziston besimi se lojtari do ta gjejë formën e tij më të lartë.

(Kosova Sot Online)