Caldara përsëri do t’i mungojë Milanit për një kohë të gjatë

  • 04 May 2019 - 10:14
Caldara përsëri do t’i mungojë Milanit për një kohë të gjatë

Mbrojtësi i talentuar italian u transferua me shumë bujë te Milani, por në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Dudelange ai pësoi një lëndim të rëndë.

U desh të kalonin gjashtë muaj që lojtari t’i rikthehet fushave në gjysmëfinale ndaj Lazios, por përsëri ishte i pafat.

Caldara u lëndua në stërvitje me Milanin gjatë kësaj jave dhe kësisoj ai nuk ka arritur të debutoj këtë edicion në Serie A me fanellën e Milanit.

Mattia Caldara dhe Ciro Imobbile gjatë ndeshjes Milan – Lazio .

Image

24-vjeçari është operuar me sukses në ligamentet e gjurit në Villa Stuart.

Tani Milani ka njoftuar se rikthimi i tij në fushat e gjelbërta do të jetë pas pesë ose gjashtë muajsh.

Kujtojmë që Caldara llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Serie A dhe është e ardhmja e Milanit dhe Italisë. 

(Kosova Sot Online )