Lazio mund t’ia lë pikët Atalantës që Roma mos të shkojë në Ligën e Kampionëve, Ranieri: I hapën krahun edhe Interit në vitin 2010

  • 04 May 2019 - 11:30
Lazio mund t’ia lë pikët Atalantës që Roma mos të shkojë në Ligën e Kampionëve, Ranieri: I hapën krahun edhe Interit në vitin 2010

Gara për një pozitë që i dërgon skuadrat në Ligën e Kampionëve në Serie A është bërë shumë e fortë.

Inter, Atalanta, Roma, Torino dhe Milan janë pesë skuadrat që po luftojnë për dy pozita.

Këtë javë Atalanta që është rivali kryesor i Romës për pozitën e katërt luan në udhëtim te Lazio.

Në kryeqytetin italian po flitet se Lazio mund t’ia lë pikët Atalantës që rivali i përbetuar i tyre Roma mos të shkojë në Ligën e Kampionëve.

E për këtë gjë është pyetur edhe trajneri i Romës, Claudio Ranieri që ka hapur plagët e vjetra duke kujtuar vitin 2010.

“Me Interin ata hapën krahun në vitin 2010. Unë mendoj vetëm për të luajtur, kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe kjo për mua është e rëndësishme”.

“Për pjesën tjetër duhet të mendojë dhe ta shoh Liga e Futbollit”, u shpreh Ranieri.

Këto akuza të trajnerit të Romës kanë acaruar lacialët të cilët kanë kërkuar nga Serie A dënimin e Ranierit.

Kujtojmë që në vitin 2010 Interi fitoi në Olimpico 2-0 ndaj Lazios, në një ndeshje ku dy golat e shënuar nga Interi u festuan edhe nga tifozët vendas.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Lazios shpalosën një pankartë ‘Oh noo’, duke iu gëzuar humbjes së titullit të Romës. 

(Kosova Sot Online)