Ndani dy minuta për t’ia shikuar 52 golat nga gjuajtja e lirë të shënuara nga Lionel Messi

  • 04 May 2019 - 11:35
Ndani dy minuta për t’ia shikuar 52 golat nga gjuajtja e lirë të shënuara nga Lionel Messi

Lionel Messi e shënoi golin e 600-të karrierës së tij për Barcelonën, në një mënyrë shumë të veçantë. 

Maestro argjentinas shënoi nga një goditje e dënimit në këndim në të lartë të portierit Alisson të Liverpioolit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Image

Messi ka shënuar 52 gola nga goditjet e dënimit.

Një përdorues i Twitterit i ka mbledhur të gjitha golat në një video.

Kjo video zgjat dy minuta, ku mund t’i shihni të gjitha golat nga goditjet e lira të shënuara në Barcelonë dhe në detyrë me kombëtaren ‘La Albiceleste’.

Ai kishte treguar se pas stërvitjes gjuan shpesh për t’i praktikuar.

“Është e vërtetë që shumë herë kemi qëndruar pas stërvitjes për të praktikuar”, kishte thënë 31-vjeçari në dhjetor.

(Kosova Sot Online)