Mourinho fillon kontaktet me Romën

  • 04 May 2019 - 13:08
Mourinho fillon kontaktet me Romën

Jose Mourinho duket se gjatë kësaj vere do të bëhet me skuadër të re.

Pas shkarkimit nga Manchester United, zyrtarisht është bërë e ditur se portugezi ka refuzuar vetëm Benfican.

Por interesimet për të nuk kanë munguar asnjëherë dhe Roma mund të jetë destinacioni i ardhshëm për Special One.

Ka qenë e përditshmja franceze L’Equipe që ka dhënë lajmin e bujshëm se Mourinho tanimë ka filluar kontaktet me Romën.

Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit e Manchester United ka thënë disa herë se do t’i pëlqente të trajnonte përsëri në Itali pas aventurës së suksesshme me Interin.

Roma ka kontaktuar edhe Antonio Conten ku i ka ofruar pagë vjetore prej 9,5 milionë eurove në stinor, por duket se kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje.

Kujtojmë që ditë më parë Mourinho ka deklaruar se do ta marrë një skuadër vetëm nëse i garantohet se do t’i lejohet të punojë i qetë me një projekt afatgjatë.

(Kosova Sot Online)