Cristiano, 120 ndeshje më shumë se Messi për të arritur 600 gola

  • 04 May 2019 - 14:21
Cristiano, 120 ndeshje më shumë se Messi për të arritur 600 gola

Messi dhe Ronaldo kanë kapur shifrën e 600 golave në karrierën e tyre. Këto 600 gola Ronaldo i ka realizuar në 803 paraqitje, kurse Messi 683. Pra, portugezit i janë nevojitur 120 ndeshje më shumë për të qenë i barabartë me 10-shin e katalanasve.

Goli i tretë i Leo Messit ndaj Liverpoolit, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, ishte i 600-ti n karrierë me fanellën e Barcelonës.

Një moment jubilar për yllin argjentinas, që është analizuar nga të gjitha këndvështrimet. Gjithashtu, edhe nga statisticienët.

Një gjë thelbësore vlen të evidentohet: Messit i janë dashur 683 ndeshje për ta rrumbullakosur këtë numër golash, me të njëjtin klub.

Messi i ka dhënë 491 gola me këmbën e majtë, 85 me këmbën e djathtë, 22 me kokë, 1 me gjoks dhe 1 me dorën e majtë.

Image

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, rivali më i madh i kapitenit të Barcelonës, një golashënues i lindur, kishte nevojë për 803 ndeshje, për ta arritur numrin në fjalë me katër skuadra: Sporting, Manchester United, Real madrid dhe Juventus.

Pra, portugezit i janë nevojitur 120 ndeshje më shumë për të qenë i barabartë me 10-shin e katalanasve.

Këtë sezon, Messi ka shënuar 48 gola në 46 paraqitje, Ronaldo 28 në 41 paraqitje – pra argjentinasi deri më tani ka shënuar 20 herë më shumë se portugezi.

Aktualisht, Leo është golashënuesi më i mirë në Champions League me 12 gola, golashënuesi më i mirë në Evropë me 34 gola dhe i vetmi që ka realizuar më shumë gola se ndeshje.

Image

Ai është rrugës së mirë për ta fituar për herë të gjashtë “Këpucën e Artë”, teksa është favoriti numër 1 edhe për “Topin e Artë”.

(Kosova Sot Online)