Leart Paqarada shënon në fitoren shumë të rëndësishme të Sandhausen

  • 04 May 2019 - 15:17
Leart Paqarada shënon në fitoren shumë të rëndësishme të Sandhausen

Paqarada e ka ndihmuar me gol skuadrën e Sandhausen që të marrë pikët e plota në udhëtim te FC Heidenheim. Pas kësaj fitore, Sandhausen , që po lufton pë mbijetesë në Bundesliga 2, ka shkuar në 5 pikë diferencë me vendin e 16, ku gjendet skuadra e Ingolstadt, e cila në këtë xhiro e mposhti 3-0 në udhëtim Hamburgun.

SV Sandhausen ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te FC Heidenheim, duke triumfuar 3-1 në sfidën e vlefshme për xhiron e 32 në Bundesliga 2. Në këtë ndeshje golin e gjeti edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada.

Ai realizoi atë të barazimit, për 2-2 në minutën e 67’, para se Andrew Wooten të shënojë për 3-2 dhe të fitores në minutën e 69’. I njëjti shënoi edhe golin e parë në minutën e 57’.

Kështu, Paqarada dhe Wooten e ndihmuan Sandhausen që t’i ikë zonës së rrezikshme, rënies nga Bundelsiga 2. Aktualisht, Sandhausen ka 37 pikë dhe gjendet në pozitën e 14 në renditje

(Kosova Sot Online)