Prishtina gabon, Feronikeli shkëputet në tabelë

  • 04 May 2019 - 18:08
Prishtina gabon, Feronikeli shkëputet në tabelë

Dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 30-të të IPKO Superligës së Kosovës përfunduan me rezultate të rëndësishme për garën për titullin e kampionit këtë sezon. Përderisa Prishtina u ndal nga kampionia në fuqi e Superligës, Drita, me rezultat 1:1, Feronikeli siguroi fitore të madhe në derbin e qytetit kundër Drenicës me rezultat 1:0.

Kampionia në fuqi e Superligës së Kosovës e priti sot në stadiumin e qytetit në Gjilan Prishtinën për ndeshjen e xhiros së 30-të, e cila përfundoi me rezultat 1:1.

Golin e epërsisë për gjilanasit, që edhe janë kampion në fuqi të Superligës së Kosovës, e shënoi Fidan Gërbeshi pas 14 minutave lojë. Ai u tregua i saktë nga penalltia, të cilën Drita e fitoi pasi Endrit Krasniqi u pengua nga Bekteshi i Prishtinës.

Megjithatë, në minutën e 56-të të ndeshjes, Prishtina e gjeti golin e barazimit, përmes Mankendas.

Në derbin e qytetit të Skënderajt, lideri i Superligës, Feronikeli e gjeti fitoren me epërsi minimale kundër Drenicës. Golin e fitores për Feronikelin e shënoi Astrit Fazliu me kokë, në minutën e 65-të të ndeshjes.

Pas rezultateve të këtyre ndeshje, Feronikeli e mban pozitën e parë në tabelë me dy pikë më shumë sesa Prishtina që radhitet në pozitën e dytë. Llapi mund të barazohet nesër me pikë me Prishtinën, nëse arrin ta fitojë përballjen me Trepçën ’89.

Image

(Kosova Sot Online)