Shqiptarët në stol

  • 04 May 2019 - 18:40
Shqiptarët në stol

Nga katër lojtarët që janë përfshirë në skuadrat e Baselit dhe Zurichut për ndeshjen e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00, vetëm Taulant Xhaka ka arritur ta zë një vend në formacionin e parë.

Edon Zhegrova kishte luajtur për Baselin nga minuta e parë në ndeshjen e xhiros paraprake, kundër St. Galleon, megjithatë ishte zëvendësuar qysh pas përfundimit të pjesës së parë. Tani, ai do ta nisë këtë përballje kundër Zurichut nga stoli.

Në stol për Baselin është edhe Albian Ajeti, që e përfaqëson Zvicrën, ndërsa nga minuta e parë do të luajë Taulant Xhaka, që e përfaqën Shqipërinë.

Image

Përvec Zhegrovës, në këtë ndeshje mund të luajë edhe një tjetër lojtar i ekipit kombëtar të Kosovës. Benjamin Kololli është në bankën rezervë të Zurichut.

Baseli renditet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Zvicrës, me 20 pikë më pak sesa Young Boys në pozitën e parë dhe 19 pikë më shumë sesa Thun në pozitën e tretë.

Në anën tjetër, Curichu radhitet në pozitën e shtatë, dhe e kërkon fitoren në këtë ndeshje për të shkuar më afër kualifikimit në Ligën e Evropës. Për momentin, Zurichu është vetëm tri pikë larg Thunit dhe Luzernit, që radhiten me baras pikë në pozitën e tretë dhe të katërt.

Image

(Kosova Sot Online)