Cavani humb penallti në kohën shtesë, PSG barazon me Nice

  • 04 May 2019 - 19:17
Cavani humb penallti në kohën shtesë, PSG barazon me Nice

Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 ndeshjen e javës së 35-të të Ligue 1 ndaj Nice. Kryeqytetasit e kanë fituar kampionatin tashmë, por vazhdojnë ta respektojnë atë ndj Nice që lufton për kualifikimin në Europa League.

Ishte Ganago që kaloi miqtë në avantazh menjëherë pas pushimit. Megjithatë, avantazhi i Nnice nuk zgjati shumë. Braziliani Neymar ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’. Ky ishte goli i 50-të i Neymar në 57 ndeshje në të gjithë kompeticionet për Parisin.

Në minutën e fundit të takimit arbitri ka akorduar një penallti tjetër për vendasit pas konsultimit me VAR.

Ishte Cavani ai që e mori përsipër, por portieri Walter Benitez ka bërë një pritje të shkëlqyer duke ruajtur barazimin për të tijtë.

(Kosova Sot Online)