Xavi pranë rikthimit në Spanjë, klubi i njohur i ofron detyrën e trajnerit

  • 04 May 2019 - 19:35
Xavi pranë rikthimit në Spanjë, klubi i njohur i ofron detyrën e trajnerit

Pasi vendosi të lërë sportin e luajtur mesfushori spanjoll Xavi Hernandez mund të nisë shume shpejt një karrierë si trajner. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, 39-vjeçari ka marrë një ofertë për të drejtuar skuadrën e Betis Sevilje sezonin e ardhshëm.

Xavi, pas një jete te Barcelona, ku fitoi gjithçka në karrierën e tij, luajti sezonet e fundit me ekipin Al Saad. Gjithsesi, e ardhmja e tij mund të jetë sërish në La Liga. Betis ka nisur kontaktet e para me Xavi, pasi mendon se ikona e futbollit spanjoll është i përshtatshëm për këtë detyrë.

Xavi do të zinte vendin e Setien, që këtë sezon zhgënjeu në krye të ekipit të Betis Sevilje. Për momentin, spanjolli është trajneri i skuadrës së moshave të ekipit Al Saad, por e ardhmja e tij mund të jetë shumë shpejt në vendlindje. Edhe pse nuk ka përvojë si trajner te Betis mendojnë se përvoja e tij si futbollist do ta ndihmojë në hapat e para si trajner.

(Kosova Sot Online)