Messi në stol ndaj Celta Vigos

  • 04 May 2019 - 19:43
Messi në stol ndaj Celta Vigos

Trajneri Ernesto Valverde ka vendosur që të mos e lodhë Lionel Messin në ndeshjen e Barcelonës kundër Celta Vigos, duke e mbajtur mendjen te ndeshja e së martës, kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Celta Vigo do ta presë Barcelonën sonte në orën 20:45 në stadiumin “Municipal de Balaidos” për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të të La Ligës.

Përderisa Celta Vigo po vjen në këtë ndeshje me vullnet të madh pasi që humbja do t’ia rrezikonte mbijetesën në La Liga, trajneri Ernesto Valverde dhe lojtarët e Barcelonës do ta kenë në mendje edhe përballjen e mesjavës.

376427

Barcelona tashmë është shpallur kampione e La Ligës këtë sezon, kështu që tri pikët e kësaj ndeshjeje nuk janë të rëndësishme për të. Për më tepër, katalonasit do të përballen me Liverpoolin të martën, për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë, Barcelona e fitoi me rezultat 3:0.

Image

(Kosova Sot Online)