Një tjetër përmbysje e çmendur

  • 04 May 2019 - 21:01
Një tjetër përmbysje e çmendur

Benfica ka marrë një tjetër fitore të madhe me përmbysje ndaj Portimonenses, me rezultatin 5-1. Ishin miqtë të parët që kaluan në avantazh, në minutën e 53-të, por kjo gjë duket se rezultoi një gabim fatal për ta. Benfica u bë serioze dhe brenda katër minutash 62 dhe 66 kaloi në avantazh, me anë të Silvës.

Më pas ishte Seferoviç, me dy gola në minutat 84 dhe 88. Ndërkaq qershinë mbi tortë e vendoi Jonas në fund të ndeshjes. Tashmë Benfica është në kuotën e 81 pikëve, 5 më shumë se Porto që ka një ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online)