Erza Muminoviq, e artë në Kupën Evropiane

  • 04 May 2019 - 21:58
Erza Muminoviq, e artë në Kupën Evropiane

Xhudistja kosovare Erza Muminoviq ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë e peshave deri në 48 kilogramë, në Cluj-Napoca të Rumanisë.

Kosovarja e përfaqësoi Kosovën në Rumani, ku u zhvillua Kupa Evropiane U-18 në xhudo për vitin 2019. Në meçin e parë, Muminoviq e mposhti xhudistin turke, Yaren Komurcu, ndërsa në rundet e radhës pati punë me xhudiste italiane, Chiara Zuccaron dhe Giufia Carna.

Në gjysmëfinale, kosovarja u tregua shumë e fortë për xhudistin nga Gjeorgjia, Diana Gagoshidze-Filkina, të cilën e mposhti pas 4 minutave.

Epërsia e të qenit vendase nuk i mjaftoi rumunes Jasmina Covaciu që ta fitojë finalen kundër Muminoviqit. Kosovarja e përfundoi garën në këtë turne duke e marrë me vete medaljen e artë.

Image

(Kosova Sot Online)