Nuk ka fitore për Interin

  • 04 May 2019 - 22:28
Nuk ka fitore për Interin

Përkundër që Udinese po lufton për mbijetetsë në Serie A, Interi nuk ka arritur ta fitojë përballjen me këtë skuadër, pasi që ndeshja u mbyll me rezultat 0:0.

90 minutat e kohës së rregullt nuk i mjaftuan as Interit e as Udineses për ta shënuar golin e fitores. Ky barazim nuk është rezultat shumë i mirë për asnjërën skuadër, pasi që Interi rrezikon ta humbë vendin e tretë në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërsa Udinese rrezikoi të bie nga liga.

Skuadra zikaltër e Luciano Spalletti e dominoi plotësisht këtë ndeshje, me 72 për qind të posedimit të topit dhe me 19 goditje në krahasim me shtatë të Udineses.

Megjithatë, nga goditjet që i patën, Udinese u tregua më e saktë. Tri nga nëntë goditjet e vendasve shkuan brenda kuadratit të portës, ndërsa vetëm katër goditje të Interit, nga gjithsej 19, ishin brenda kuadratit.

Djemtë e Luciano Spallettit i patën dy mundësi të mira për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk arritën ta shfrytëzojnë asnjërën prej tyre.

Tani, Interi e mban pozitën e tretë, por vetëm me katër pikë më shumë sesa Atalanta, që e zhvillon ndeshjen e kësaj xhiroje nesër. Në anën tjetër, Udinese është vetëm një pozitë larg vendit të 18-të, Empolit.

(Kosova Sot Online)