Van Dijku s’e lejoi Arnoldin ta gjuajë goditjen e lirë: Le ta marrë Shaqiri

  • 04 May 2019 - 23:14
Van Dijku s’e lejoi Arnoldin ta gjuajë goditjen e lirë: Le ta marrë Shaqiri

Xherdan Shaqiri e asistoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Newcastle Unitedit, që përfundoi me rezultat 3:2. Po të mos kishte qenë për udhëzimet e Virgil Van Dijkut, ky gol mund të mos ishte shënuar fare.

20 minuta pasi Xherdan Shaqiri u inkuadrua në ndeshjen e Liverpoolit kundër Newcastle, Liverpooli e pati një rast të mirë për ta gjetur golin e fitores nga një gjuajtje afër fundit të kohës së rregullt.

Fillimisht dukej se Trent Alexander Arnold ta gjuante topin nga ajo goditje e lirë, mirëpo qendërmbrojtësi Virgil van Dijk u sigurua që Shaqiri ta marrë topin, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

“Shikojeni Van Dijkun duke i thënë Shaqirit ta marrë gjuajtjen e lirë në vend të Alexander-Arnoldit, që e solli golin e tretë të Liverpoolit”.

(Kosova Sot)