Vëllai i Pogbës nxit spekulimet: Vera po vjen

  • 04 May 2019 - 23:39
Vëllai i Pogbës nxit spekulimet: Vera po vjen

Florentin Pogba ka thënë së disa gjëra do të ndodhin gjatë kësaj vere, përderisa e  diskutonte të ardhmen e vëllait të tij, Paul Pogbës, në Manchester United dhe nëse ai mund të transferohet te ndonjë klub tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.

Fituesi i Kupës së Botës me Francës, Paul Pogba, vazhdon të jetë i përfolur për një transferim të mundshëm në Real Madrid, pas një sezoni jo edhe aq të mirë në Old Trafford.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, kishte qenë më herët i zëshëm në pëlqimin e tij për Pogbën, duke e pranuar, në mars të këtij viti, se do të ishte i interesuar ta sjellë mesfushorin francez në “Santiago Bernabeu”.

“Ai [Pogba] e ka thënë gjithmonë këtë: Pas Manchester Unitedit, Real Madridi i ka interesuar gjithmonë. Kështu që kur të përfundojë karriera e tij në Manchester, pse të mos vijë në Madrid?”, kishte thënë atëherë Zidane.

Pasi që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të mos kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, mesfushori raportohet se u kishte thënë shokëve të tij këtë javë se nuk dëshiron të qëndrojë më në Manchester United dhe se dëshiron t’i bashkohet Zidanit në Madrid.

Që nga atëherë, mbrojtësi i Atlanta Unitedit, Florentin Pogba, është pyetur për të ardhmen e vëllait të tij. Përderisa ai tha se nuk e di nëse Pogba ka vendosur të largohet këtë verë, ai tha se disa gjëra mund të ndodhur sa i përket aktivitetit në afatin kalimtar.

“Nuk e di nëse Pogba do të qëndrojë në Manchester United. Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. Unë mund t’ua them një gjë sot dhe një gjë tjetër nesër. Disa gjëra do të ndodhin. Vera po vjen. Do ta shohim nëse qëndron, nëse largohet”, ka thënë Florentin Pogba për AS.

“Për momentin, gjithçka që dua është që vëllai im të jetë i lumtur, të luajë ashtu siç ai di dhe kjo është e gjitha. Sipas mendimit tim, ai ka bërë punë të mirë dhe ne mund të shohim se Manchester Unitedi do ta ketë të vështirë të kualifikohet në  Ligën e Kampionëve”.

Manchester Unitedi duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura në garën për titull dhe që rezultatet e tjera të shkojnë keq për kundërshtarët e tyre për ta siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. 

(Kosova Sot)