Rashica krenar me Bremenin, premton se s’do të dorëzohet deri në fund

  • 05 May 2019 - 09:02
Rashica krenar me Bremenin, premton se s’do të dorëzohet deri në fund

Milot Rashica ka thënë se është krenar me Werder Bremenin, pas shpirtit luftarak të treguar nga skuadra e tij që ia doli të bëjë një rikthim frymëzues në barazimin 2:2 kundër pretendentit për titull në Bundesligë, Borussia Dortmundit, të shtunën.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Rashica dha kontributin e tij pasi asistoi te goli i parë i Bremenit i shënuar nga Kevin Mowhald, duke i ndihmuar Bremenit ta fitojë një pikë nga përballja e së shtunës në Weserstadion dhe t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Dortmund krijoi një epërsi prej dy golave në pjesë e parë falë realizimeve nga Christian Pulisic dhe Pac Alcacer, por dy gola të shpejtë nga Kevin Mowhald dhe Claudio Pizarro brenda pesë minutave një çerek orë para fundit.

Dy ndeshje para përfundimit të kampionatit, Bremeni renditet në vendin e nëntë dhe ngel katër pikë larg pozitës së shtatë, Hoffenheimit.

Por, 22-vjeçari nga Kosova premton se skuadra e tij nuk do të dorëzohet deri në fund për ta arritur kualifikimin në Europa League.

“Krenar me ekipin. Do të japim gjithçka nga vetja deri në fund”, shkroi Rashica në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në 28 paraqitje për Bremenin në të gjitha garat deri tani këtë sezon, Rashica i ka regjistruar 11 gola, 10 prej të cilave në vitin 2019, si dhe katër asiste. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MILOT RASHICA (@milotrashica7) on

(Kosova Sot Online)