Lista me futbollistët më të paguar në planet, habisin disa emra, Mesi “mbreti”

  • 05 May 2019 - 10:47
Lista me futbollistët më të paguar në planet, habisin disa emra, Mesi “mbreti”

Futbollistët janë nga sportistët më të paguar në botë, megjithëse ka edhe sporte të tjera, kryesisht individuale, ku mund të mbulohesh në “ar”. “Daily Mirror” ka bërë një renditje me futbollistët më të paguar të planetit.

Listën e kryeson padyshim Lionel Mesi dhe pas tij qëndron rivalin i tij i përjetshëm, Kristiano Ronaldo.

{376526/}

Shifra marramendëse për të dy futbollistët që kanë dominuar sportin më popullor në botë për më shumë se 1 dekadë.

Megjithatë, ka edhe nga ata emra në këtë listë që të habisin, kjo edhe për shkak të formës që kanë treguar.

Lionel Mesi-8.5 milionë euro në muaj

Kristiano Ronaldo- 4.8 milionë euro në muaj

Antuan Griezman-3.4 milionë euro në muaj

Nejmar -3,15 milionë euro në muaj

Luis Suarez-3 milionë euro në muaj

Gareth Bejl- 2.6 milionë euro në muaj

Felipe Kutinjo- 2.35 milionë euro në muaj

Aleksi Sançez- 2.3 milionë euro në muaj

Kilian Mbape- 1.75 milionë euro në muaj

Mesut Ozil- 1.6 milionë euro në muaj

(Kosova Sot Online)