A ja humbi Drita titullin Prishtinës? Ja çfarë thotë Kushtrim Mushica

  • 05 May 2019 - 12:57
A ja humbi Drita titullin Prishtinës? Ja çfarë thotë Kushtrim Mushica

Prishtina ka marr një rezultat tejet të keq në Gjilan dje ndaj Dritës sa nga disa analistë është cilësuar edhe si fundi i ëndrrës për titull të Prishtinës. Megjithatë, për ish futbollistin bardhekaltër, Kushtrim Mushica gjithçka mbetet e hapur ende dhe pavarësisht atij hapi fals skuadra bardhekaltër ka gjasa reale për titull.

Mushica në një bisedë për “Kosova Sot Online” ka thënë se do të jenë tri ndeshjet e fundit ato që do të përcaktojnë gjithçka pasi tash për tash asgjë nuk është mbyllur.

Image

 

“Është pritur një ndeshje e vështirë në transfert ndaj Dritës e cila ka një skuadër shumë të mirë. Pas disavantazhit prej 1:0 Prishtina është lëshuar përpara për ta përmbysur rezultatin dhe vërtetë ishte afër ngase në pjesë të dytë pas golit të barazimit kishte raste të mira për ta fitu ndeshjen”, ka thënë për “Kosova Sot Onlline”, ish futbollisti prishtinas Mushica, i cili assesi skuadrën bardhekaltër nuk e nxjerrë nga lufta për titull.

“Nuk mendoj se e ka humb hapin për titull. Fakti që do të përballen 3 skuadrat e para mes veti, lë të hapur garën për titull. Normal qe e favorizon Feronikelin renditja aktuale, mirëpo për ta nxjerrë kampionin duhet tregu forcat në ballafaqime direkte”, ka përfunduar Kushtrim Mushica.

Image

(Kosova Sot Online)