Alonso triumfon edhe në dëborë, fiton garën 6-orëshe të La Mansh

  • 05 May 2019 - 13:24
Alonso triumfon edhe në dëborë, fiton garën 6-orëshe të La Mansh

Fernando Alonso triumfoi sot në garën 6-orëshe të botërorit Endurance të zhvilluar në pistën belge të SPA. Gara u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, teksa binte dëborë dhe pista ishte e rrëshqitshme. Gjithsesi, piloti spanjoll bashkë me dy shokët e tij të makinës, Sebastian Buemi dhe Kazuki Nakajima, kanë triumfuar në garën e parafundit të këtij sezoni.

Në këtë mënyrë, titulli kampion në botërorin Endurance po bëhet gjithnjë e më prekshëm për Alonso me shokë. Atyre do t’u mjaftojë një vend i katërt në garën e fundit sezonale, atë 24-orëshge të la Mansh për t’u shpallur kampionë me makinën Toyoa TS050 Hybrid. Ndërkohë që, vetë skuadra Toyota e siguroi që sot titullin për konstruktorë.

Gara u ndërpre për një moment për shkak të dëborës që nisi me dëndësi të madhe. Gjithsesi, Alonso nuk dështoi në një pistë të cilën ai e njeh mirë, pasi ka garuar më parë aty si pilot i Formula 1. Kjo ishte gara e parafundit e spanjollit në botërorin Endurance, pasi ai ka deklaruar se pas garës së La Manshit do të mbyllë aventurën në këtë kampionat.

Image

(Kosova Sot Online)