Salah në dyshim pr ndeshjen ndaj Barcelona-s

  • 05 May 2019 - 13:33
Salah në dyshim pr ndeshjen ndaj Barcelona-s

Liverpooli pritet të ketë mungesa të mëdha në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës. Reds do të jenë nikoqir të katalunasve në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në Anfield dhe vendasit synojnë të bëjnë befasi pas humbjes 3-0 në Camp Nou.

Megjithatë, një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, jo vetëm për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, por edhe për mungesat që Reds do t’i kenë.

I pari që është i konfirmuar se do të mungojë është mesfushori Naby Keita, i cili u detyrua ta lëshoj ndeshjen e parë në fillim të lojës dhe do të mungojë dy javë.

Një emër tjetër që do t’i mungojë klubit anglez është edhe sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, i cili ka pësuar lëndim në stërvitjet para ndeshjes ndaj Newcastle.

Droja e madhe e klubit anglez është mungesa e mundshme e yllit egjiptian, Mohamed Salah, i cili është në dyshim për këtë ndeshjes pas lëndimit të pësuar në ndeshje ndaj Newcastle, ku u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë.

Image

Kosova Sot Online)