Ky është formacioni që planifikon Zidane te Reali

  • 05 May 2019 - 14:03
Ky është formacioni që planifikon Zidane te Reali

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e ka planifikuar një skuadër goxha premtuese për sezonin e ardhshëm.

Pas një sezoni tejet zhgënjyes dhe pa asnjë trofe, trajneri francez Zidane e rimori drejtimin e Real Madridit në mars pasi iu premtua se fjala e tij do të dëgjohej për ndryshimin e rrënjësishëm të skuadrës.

Që prej rikthimit të tij te Los Blancos, Zidane e ka vëzhguar situatën e secilit futbollistë para se të vendosë të fund të këtij sezoni se kujt duhet t’i tregohet dera e kush e ka qëndrimin e sigurt.

Përveç shumë largimeve, natyrisht se do të ketë edhe shumë blerje të reja në një verë që premton të jetë shumë e nxehtë për Madridin.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, ky do të jetë formacioni i Real Madridit sezonin e ardhshëm.

 

(Kosova Sot Online)