Marquez bën ligjin në Spanjë

  • 05 May 2019 - 14:57
Marquez bën ligjin në Spanjë

Marc Marquez me Honda korri sot fitoren në pistën e Jerez, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Spanjës në Moto GP. Sukses që rikthen piloti spanjoll të Honda në krye të renditjes botërore. Në vendin e dytë u klasifikua një tjetër spanjoll, Alex Rins me Suzuki. Në podium u ngjit edhe spanjolli Maverick Vinales me Yamaha, që la pas dy motorët Ducati, të Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci.

Një garë e dominuar nga Marquez, që mori kreun e renditjes që në start dhe e ruajti atë deri në kthesën e fundit. Askush nga pilotët nuk e shqetësoi spanjollin, që korri suksesin e dytë sezonal, i 46-ti në Moto GP. Ndërsa piloti francez Fabio Quartararo, që e nisi garën e sotme nga “pole”, u tërhoq në mesin e saj, për shkak të një problemi në motor.

Gara nuk dhuroi shumë surpriza në krye, pasi Marquez bëri një garë më vete, i shkëputur deri në 4 sekonda nga ndjekësit. Një garë të mirë bëri Valentino Rossi, që u rendit në vendin e gjashtë, duke fituart 7 pozicione (u nis i 13-ti). Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Marquez dominon me 70, i shkëputur vetëm 1 pikë nga vendi i dytë, ku ndodhet Rins. Gara e radhës, pas 2 javësh në Francë.

Image

(Kosova Sot Online)