Casillas sonte në 'Bernabeu', Reali bën gjestin emocionues!

  • 05 May 2019 - 15:54
Casillas sonte në 'Bernabeu', Reali bën gjestin emocionues!

Iker Casillas do të jetë sot në "Santiago Bernabeu"! Kapiteni legjendar i Real Madridit vuajti nga një infrakt në zemër në një nga stërvitjet rutinë me Porton dhe përfundoi me urgjencë në spital.

Spanjolli fatmirësisht e fitoi këtë ndeshje të vështirë me jetën, ndërsa një pjesë e mirë opinionit sportiv në botë i dolën në krah. Real Madridi, klubi që i dha shumë dhe mori shumë, do t'i kushtojë ndeshjen e sotme ndaj Villarrealit. Takimi që do të luhet në "Santiago Bernabeu" prej orës 16:15 do t'i shfaqë në mënyrë ndryshe futbollistët madrilenë.

Image

Ata do të kenë të veshur një fanellë me mbishkrimin, "Iker, të gjithë me ty". Një moment mjaft i bukur solidarizimi me ish-kapitenin e tyre dhe një prej figurave më të nderuara të klubit.

(Kosova Sot Online)