Hazard në historinë e Premierligës

  • 05 May 2019 - 17:20
Hazard në historinë e Premierligës

Eden Hazard ka shkëlqyer me dy asiste në fitoren 3-0 të Chelsea ndaj Watford. Talenti 28-vjeçar asistoi për golin e parë dhe të dytë, të shënuar nga Ruben Loftus-Cheek dhe David Luiz.

Kështu, ai shkoi në kuotën e 15 asistimeve në Premierligë.

Sipas “Squawka Football”, Hazard u bë vetëm lojtari i katërt në histori të Premierligës që shënon 15 e më shumë gola dhe dhuron 15 e më shumë asistime në një sezon.

Image

Dikur, këtë e kishin arritur; Eric Cantona (1992-93), Matt Le Tissier (1994-95) dhe Thierry Henry (2002-03).

 

(Kosova Sot Online)