“Van Dijk rrezikoi shumë që veproi ashtu me shqiptarin”

  • 05 May 2019 - 17:39
“Van Dijk rrezikoi shumë që veproi ashtu me shqiptarin”

Neville beson se veprimi i Van Dijk, që urdhëroi Shaqirin të gjuajë goditje e dënimit, ishte sa i mirë, por mund të ketë qenë edhe negativ.

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, nuk ka arritur të ndërtojë një karrierë si trajner i suksesshëm, por mbetet një analist i zoti.

Ai komentoi veprimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil Van Dijk, që urdhëroi Xherdan Shaqirin ta gjuante ai faullin e golit të Origit.

Ai lavdëroi Van Dijkin për këtë veprim, por në anën tjetër tha se mund të kishte qenë diçka shumë negative, në rast se nuk do të ishte shndërruar gjithçka në gol.

“Është një risk i madh për të të veprojë ashtu. Ky veprim i jep vlera si njeri dhe jo vetëm si lojtar”, – shprehet ai shkurtimisht.

Van Dijk dhuroi show kur urdhëroi Shaqirin të godiste faullin në fund të takimit ndaj Newcastle.

Krosimi i tij ndikoi shumë, pasi u kthye në asist për golin e fitores së Origit.

Neville nuk ka ndonjë dashamirësi të madhe për ekipin e Liverpoolit, teksa vazhdimisht ka kritikuar 27-vjeçarin shqiptar.

(Kosova Sot Online)