"Faraoni" i jep Romës "Parajsën", por portieri i kthen në ferr!

  • 05 May 2019 - 19:55

Në një ndeshje delikate, mes presionit të tifozerisë vendase për të marrë rezultat dhe sidomos presionit të Atalantas që ka fituar ndaj Lazios, Roma merr frymë dhe e bën me Stephan El Shaarawy, që ka shënuar një gol me vlera super të mëdha në ekonominë Champions.

"Faraoni" i ka shënuar ish-ekipit të tij, Genoas. Por, goli nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur menjëherë ferri, pasi portieri Mirante bën dalje të pastudjuar duke e pësuar me kokë. Ndeshja wshtw mbyllur me rezultat 1:1.

(Kosova Sot Online)