Ajaxi e fiton Kupën e Holandës, e kërkon tripletën si Barcelona

  • 05 May 2019 - 20:18
Ajaxi e fiton Kupën e Holandës, e kërkon tripletën si Barcelona

Ajaxi është kampion i Kupës së Holandës për sezonin 2018/19

Pas nëntë vitesh vuajtje, Ajaxi është rikthyer dhe e ka fituar Kupën e Holandës, raporton Gazeta Express.

Skuadra e talentuar e Erik ten Hag e mposhti 4-0 në finale skuadrën e Willem II, për të rrëmbyer trofeun e parë për sezonin 2018/19, ndërsa janë afër triumfit në Ligën e Holandës e po ashtu edhe kualifikimit në finale të Champions League.

Daley Blind 38’, Klaas Jan Huntelaar 39’ dhe 67′ si dhe Rasmus Kristensen 76’, ishin realizuesit që ia siguruan Ajaxit trofeun e 19 të Kupës së Holandës në histori të klubit.

Tani Ajaxi, ashtu si Barcelona, do të kërkojë tripletën – skuadrat e vetme që mund ta bëjnë diçka të tillë këtë edicion. 

(Kosova Sot Online)