“Bale? Dikush është dashur të qëndrojë në shtëpi, interpretoni si të doni”

  • 05 May 2019 - 20:39
“Bale? Dikush është dashur të qëndrojë në shtëpi, interpretoni si të doni”

Zidane i ka dhënë një tjetër goditje anësorit, Gareth Bale.

Uellsiani ka zhvilluar një sezon tejet të dobët, duke mos arritur që të mbulojë sadopak hapësirën e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo.

Kështu, Zinedine Zidane, siç duket ka të tjera plane. AS, Marca dhe shumë të përditshme tjera raportojnë se nuk e do në skuadër për sezonin e ardhshëm dhe për këtë, e la jashtë ekipit për ndeshjen me Villarrealin, që Reali e fitoi 3-2 në “Bernabeu”.

Pas takimit, Zizu është pyetur nëse veprimi që bëri është një sinjal se ka përfunduar epoka e Gareth Bale në Madrid.

“I keni dërguar mesazh Bale duke e lënë jashtë? Jo. Interpretoni si të doni. Më duhet të bëj listën dhe disa lojtarë duhet të mbesin jashtë”, u përgjigj Zidane.

Bale ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 6 asiste në 42 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

(Kosova Sot Online)