Yjet e Man United humbin 25% të pagës pasi mbetën jashtë Champions League

  • 05 May 2019 - 23:11
Yjet e Man United humbin 25% të pagës pasi mbetën jashtë Champions League

Barazimi 1-1 i Manchester Unitedit me Huddersfieldin e la përfundimisht jashtë Championsit skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Ky dështim do të shoqërohet edhe me humbje financiare të “Djajve të Kuq”, teksa e kanë të parashikuar në kontrata të futbollistëve ulje drastike të pagave në rast të mos arritjes së këtij objektivi minimal.

Shumica e kontratave të “yjeve” të United ka një klauzolë që i sheh lojtarët të humbasin 25% të pagës së tyre.

Paul Pogba, që paguhet 300 000 paundë në javë preket më shumë nga ulja e pagës. Francezi do të humbasë 1.8 milionë paundë nga paga e tij vjetore. Kjo shumë, në fakt, do t’i jepej bonus futbollistit në rast pjesëmarrjeje në Champions.

Pogba nuk është i vetmi lojtar që merr goditje nga reduktimi i të ardhurave.

Alexis Sanchez, që ka pagën më të lartë (500 000 paundë në javë), do të humbasë 125 000 paundë në javë nëse qëndron në “Old Trafford”.

Si Pogba, ashtu edhe Sanchez, janë përfolur për një largim të mundshëm nga United, që sigurisht nxitet edhe nga reduktimi i pagave të tyre për mospjesëmarrjen në Champions.

Reduktimi i pagave te United – 25%
Alexis Sanchez (nga 500 në 375 mijë paundë)
Paul Pogba        (nga 300 në 225 mijë paundë)
Romelu Lukaku (nga 250 në 187 mijë paundë)
David de Gea (nga 200 në  150 mijë paundë)
Fred (nga  175 në  131 mijë paundë).

(Kosova Sot)