Zidane tregon pse nuk e ftoi Gareth Bale

  • 06 May 2019 - 09:29
Zidane tregon pse nuk e ftoi Gareth Bale

Zinedine Zidane është arsyetuar për mospërfshirjen e Gareth Bale në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen ndaj Villarrealit të dielën pasdite, duke thënë se vendimi i tij nuk ka qenë ogurzi.

Shumë persona mbeten të habitur kur kuptuan se trajneri Zidane e kishte lënë anësorin uellsian jashtë skuadrës për ndeshjen me Villarrealin.

Pas ndeshjes, të cilën Madridi e fitoi 3:2, Zidane u pyet përse e kishte injoruar Bale-in.

“Mua më duhet ta zgjedh skuadrën dhe kjo është e tera”, tha Zidane.

I pyetur nëse vendimi i tij ishte mesazh për Bale, Zidane u përgjigj: “Jo, interpretojeni si të doni”.

“Ama mua më duhet ta zgjedhë ekipin, kjo është e gjitha”, insistoi ai. 

(Kosova Sot Online)