Ronaldo me mesazh emocional për të ëmën dhe për të dashurën

  • 06 May 2019 - 10:22
Ronaldo me mesazh emocional për të ëmën dhe për të dashurën

Cristiano Ronaldo ua ka uruar Ditën e Nënës me një mesazh emocionues nënës së vet, Dolores Aveiro dhe të dashurës, Georgina Rodriguez.

Rodriguez është nënë e vajzës së sulmuesit të Juventusit, Alana, dhe Ronaldo e ka nderuar atë në rrjetin social Instagram

Image

“Sot dhe përgjithmonë, Urime Dita e Nënës”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e fotografive të nënës dhe partneres në Instagram, të cilës ia bashkëngjiti dhjetë emotikone zemra.

(Kosova Sot Online)