Schmeichel: Ederson më i mirë se De Gea dhe se Alisson

  • 06 May 2019 - 10:26
Schmeichel: Ederson më i mirë se De Gea dhe se Alisson

Kasper Schmeichel mendon se portieri më i mirë në Premierligë është Ederson i Manchester City dhe jo David de Gea i Manchester Unitedit apo Alisson Becker i Liverpoolit.

Leicester City e ka rastin ta shkaktojë një befasi të madhe në garë për titull në Premierligë duke e ndalur Manchester Cityn sonte në ndeshjen e javës së parafundit të këtij edicion i ligën elitare angleze

Me të dy ekipet që kanë sulmues të rrezikshëm, Schmeichel dhe Ederson do të kenë shumë punë për t’i mbajtur portat e tyre përkatëse të paprekura.

Para kësaj ndeshje në Etihad Stadium, Schmeichel foli për respektin që e ka për portierin brazilian të City.

“Mendoj se Edersoni bashkë me Marc-Andre ter Stegen dhe Jan Onlak janë tre portierët më të mirë në botë tash e një kohë”, tha Schmeichel.

“Mënyra sesi luan Ederson është shumë guximtare. Të guxosh të luash në atë mënyrë është trimëri”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)