Dështimi i Man Unitedin e sjell Pogban buzë kalimit në Real Madrid

  • 06 May 2019 - 11:28
Dështimi i Man Unitedin e sjell Pogban buzë kalimit në Real Madrid

Manchester Unitedi dështoi përfundimisht ta sigurojë një vend në top katërshe në Premierligë dhe rrjedhimisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve të dielën. Ky dështim e sjell Paul Pogban shumë më afër kalimit në Real Madrid për arsyeje të caktuara.

Ndër fotografitë më prekëse nga barazimi i Manchester Unitedit 1:1 me Huddersfield të dielën ishte Paul Pogba duke e mbuluar kokën me fanellën e vet

Mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve është një dështim monumental për “Djajtë e kuq”, një dështim që e sjell edhe më afër Real Madridit yllin e skuadrës, Paul Pogban.

Përveç se nuk do të garonte në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Pogba do të duhej ta pranonte edhe një ulje prej 25 për qind të pagës nëse vendos të qëndrojë në Old Trafford.

Image

Prandaj, këto janë dy arsyeje të forta për ta bërë mesfushorin francez ta kërkojë largimin nga Premierliga dhe kalimin në Santiago Bernabeu.

(Kosova Sot Online)