NBA: Kawhi Leonard befason 76ers, Nuggets barazojnë Blazers

  • 06 May 2019 - 12:38
NBA: Kawhi Leonard befason 76ers, Nuggets barazojnë Blazers

Dy fitore të skuadrave udhëtuese që vendosën ekuilibër të plotë rezultatin në dy çifte, në Lindje dhe Perëndim.

Kështu, Toronto Raptors iu imponuan 96-101 Philadelphia 76ers, falë një Kawhi Leonard jonormal, që e mbylli takimin me 39 pikë, 5 asiste dhe 14 “rebound”, duke e barazuar serinë në 2-2.

Dhanë kontribut të çmuar për ekipin kanadez edhe Marc Gasol me 16 pikë e Kyle Lowry me 14 pikë, ndërsa në radhët e skuadrës së drejtuar nga Brett Brown Jimmy Butler ishte më i miri me 29 pikë e 11 rikuperime, ndërsa dyshja Joel Embiid-Ben Simmons pati një mbrëmje zhgënjyese.

Sfidë e ekuilibruar dhe spektakolare mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets, me skuadrën në Colorado që mori një fitore të madhe me rezultatin 112-116, duke barazuar serinë në 2-2.

I jashtëzakonshëm Jamal Murray me 34 pikë, ndërsa Nikola Jokic realizoi “triple-double” e radhës: 21 pikë, 11 asiste e 12 “rebound”. Shumë e rëndësishme edhe ndihma e dhënë nga Paul Millsap me 21 pikë e 10 “rebound”.

Nuk mjaftoi për Blazers forma e mirë e treguar nga dyshja C.J. McCollum-Damian Lillard me 57 pikë në total (29 dhe 28 pikë)

(Kosova Sot Online)