Milan kërkon të shfrytëzojë gabimin e Romës dhe të vazhdojë të luftojë për Champions

  • 06 May 2019 - 19:36
Milan kërkon të shfrytëzojë gabimin e Romës dhe të vazhdojë të luftojë për Champions

Milan dhe Bologna do të përballen në “San Siro” nga ora 20:30, sfidë e vlefshme për xhiron e 35 në Serie A.

Objektivi i Milanit është Champions League dhe falë gabimit të Romës, tani është edhe më shumë i arritshëm.

Aktualisht, skuadra e Gennaro Gattusos gjendet edhe jashtë zonës Europa League, në vendin e shtatë. Por, me një triumf sonte, do të shkonte në kuotën e 69 pikëve dhe do të barazonte Romën në pozitën e pestë dhe me tri ndeshje të mbetura – objektivi do të ishte më shumë i arritshëm.

(Kosova Sot)