Kapiteni i Man Cityt e komenton supergolin: Të gjithë më thanë të mos e godisja topin

  • 07 May 2019 - 11:19
Kapiteni i Man Cityt e komenton supergolin: Të gjithë më thanë të mos e godisja topin

Goli i parë i mbrojtësit të Manchester City për këtë sezon e dërgoi skuadrën e tij një hap më afër titullit të Premierligës.

Vincent Kompany thotë se në momentet para se ta shënonte golin e mbrëmshëm, ai e kishte ndierë se duhej ta merrte hapin vendimtar për ta dërguar Manchester Cityn edhe më afër titullit të kampionit të Anglisë

Me vetëm 20 minuta të mbetura në ndeshje, Kompany e shënoi një supergol nga largësia, që e la Kasper Schmeichelin e Leicester Cityt të mposhtur. Ky gol ia dha Manchester Cityt fitoren me rezultat 1:0.

Kompany, i cili nuk e kishte shënuar asnjë gol më herët këtë sezon, thotë se ai gjithmonë udhëzohet të mos e godasë topin në skenarë të tilla, mirëpo, për shkak të atmosferës në stadium, kapiteni i “Citizens” e dinte se ai ishte momenti i tij.

“Dëshira, besimi… siç e thatë edhe ju, unë nuk kam shënuar gol tjetër këtë sezon. Por, në momentet e mëdha si kjo, gjithmonë besoj se do të bëjë diçka. Nuk e di nëse do të jetë gol me kokë apo çfarëdo tjetër”, ka thënë Kompany.

“Sot, isha edhe më i frustuar sepse të gjithë më thonin: “Mos gjuaj, mos gjuaj”. Me të vërtetë mund t’i dëgjoja këto thirrje. Kjo më zemëroi dhe unë vetëm mendova: “Prisni pak, nuk kam ardhur deri në këtë pikë në karrierë që lojtarët e rinj të më tregojnë a mund ta godasë topin apo jo”. Kështu që vetëm vendosa ta godasë topin”. 

(Kosova Sot Online)