Kjo është arsyeja shokuese që futbollisti holandez shkarkohet nga klubi

  • 07 May 2019 - 12:30
Kjo është arsyeja shokuese që futbollisti holandez shkarkohet nga klubi

Karriera e Jordie van der Laan me Telstarin ka marrë fund, pasi që ai kishte pretenduar se është i sëmurë dhe kishte udhëtuar në Londër për ta përcjellë nga afër gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Ajaxit.

Sulmuesi 25-vjeçar holandez, Jordie van der Laan, e mori vendimin për të udhëtuar në Londër për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër dëshirën së klubit të tij.

Tani, ai e ka paguar çmimin e këtij veprimi, pasi që klubi holandez Telstar ka vendosur t’ia përfundojë menjëherë kontratën futbollistit. Kontrata e Van der Laanit me Telstarin përfundonte në fund të këtij sezoni.

Van der Laan pretendon se ia kishte bërë të ditur klubit të tij se do të udhëtonte në Londër për ta përcjellë atë ndeshje, që përfundoi me rezultat 1:1 për Ajaxin. Por, pasi kamerat televizive e kapën atë në tribuna, ai është në kërkim të një klubi të ri.

“Natyrisht, unë e kuptoj që kjo ka qenë një situatë shumë e sikletshme. Unë bisedova me Pietin [Buten, drejtor teknik i Telstarit] të enjten e kaluar për këtë situatë dhe ne erdhëm në pajtim që t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Van der Laan.

“Unë pretendova se isha i sëmurë pasi që isha i bindur që nuk do të lirohesha nga stërvitjet. Për këtë vendim, unë e pata parasysh që Telstar më s’kishte asgjë për të luajtur dhe numrin e minutave që i kisha luajtur në minutat e fundit”.

“Unë luajta vetëm disa minuta në ndeshjen kundër PSV-së. Në ndonjë rast tjetër, unë përfundimisht nuk do të kisha shkuar në Londër. Megjithatë, unë e kisha bërë të ditur edhe para ndeshjes së Ligës së Kampionëve se jam i sëmurë dhe se isha në Londër”.

“Kështu që nuk ishte që njerëzit e klubit u habitën kur më panë në TV. Në atë moment, ata veçse kishin qenë të informuar. Është e çuditshme që kokën time të madhe e kapën kamerat tri herë gjatë ndeshjes”.

Van der Laan tani është duke u përgatitur që ta përcjellë nga afër përballjen mes Ajaxit dhe Tottenhamit në ndeshjen kthyese, e cila zhvillohet të mërkurën në Amsterdam.

(Kosova Sot Online)