Onana : Ne të zinjtë duhet të punojmë më shumë...

  • 07 May 2019 - 14:59
Onana : Ne të zinjtë duhet të punojmë më shumë...

Porteri i Ajax, André Onana (23 vjeç), deklaroi në një intervistë për BBC Sport se i është dashur të punojë më shumë, që ta largojë stigmën e të qenit me ngjyrë. Po ashtu, ai pohon se soji i tij ndihet më i pasigurt në futboll: "Unë nuk dua ta shoh dallimin mes lojtarëve me ngjyrë (të zezë) dhe atyre të bardhë. Ne jemi njerëz, njësoj, mund të bëjmë të njëjtat gabime. Megjithatë, lojtarët me ngjyrë duhet të përgatiten mirë, sepse nuk është e lehtë për ne, nëse gabojmë".

Joseph Antoine Belle (Marseille, Bordeaux dhe St Etienne) dhe Jacques Songo'o (Deportivo) hapën rrugën e Europës për portierët kamerunas. Sidoqoftë, kontinenti i futbollit të madh nuk është aq mikpritës për ta. Onana e konfirmon këtë lloj vështirësie: "Ne kemi shumë lojtarë me ngjyrë, që luajnë futboll, edhe njerëz të elitës në profesione të ndryshme. Për portierët me ngjyrë ndryshon pak puna, sepse duhet të jenë shumë të sigurt, nuk u tolerohen gabimet si të tjerëve. Kjo është diçka, që duhet të ndryshojë. Nuk është e lehtë për të arritur nivelet më të larta, sidomos kur e ke lëkurën e zezë. Për mua kjo nuk ka rëndësi, ngjyrë e zezë apo e bardhë, në fund të fund jam portier për të evituar sa më shumë gola të kundërshtarit".

Kamerunasi u rrit si portier në akademinë e themeluar nga Samuel Eto'o në Douala dhe më pas u zhvillua në kategoritë më të ulëta të Barcelonës: "Barcelona është shtëpia ime. Kur shkoj atje, më hapen të gjitha dyert, çka është normale, sepse kam qenë aty. Do të doja të shkoja te Barça, por për mua është e rëndësishme të luaj. I lumtur jam vetëm kur luaj, kështu që do të përpiqem të mos përfundoj në stol, askund".

 

Në vitin 2015 u bashkua

Image

me Ajax, ku arriti ta provojë veten në futbollin profesionist. Aty, Onana u mbështet nga ish-portieri legjendar i Juventus dhe Manchester United, Edwin Van Der Sar, aktualisht drejtor i klubit holandez: "Ne flasim shumë, sidomos kur bëj gabime. Kur fiton, edhe nëse ke bërë gabime, askush nuk do të të qortojë. Askush nuk do që të humbasë, por ndonjëherë ke gjëra për të mësuar edhe në kësi rastesh. Kur luan në një nivel të lartë, unë mendoj se kryesore është të jesh i qetë si portier, pa marrë parasysh se çfarë ndodh”.

(Kosova Sot Online)