Salihamidzic takim sekret në Madrid me trajnerin e njohur

  • 07 May 2019 - 15:10
Salihamidzic takim sekret në Madrid me trajnerin e njohur

Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Munich ka qenë në Madrid të Spanjës, aty ku ka patur një takim sekret me Julen Lopetegui.

Kjo prapskenë është zbuluar nga “Mundo Deportivo”, që ka bërë me dije se Salihamidzic është një kërkim të pasuesit të Niko Kovac, i cili do të largohet edhe pse pritet të fitojë titullin kampion në Bundesligë.

Për këtë ka zhvilluar një takim të parë me ish-trajnerin e Real Madridit, për të ditur nëse ai është i gatshëm për të marrë drejtimin e skuadrës gjermane.

Gjithnjë sipas gazetës spanjolle, në dijeni të këtij takimi ka qenë vetëm Thiago Alcantara, që është shumë i lidhur me trajnerin spanjoll, i cili e ka pasur titullar të padiskutueshëm si tek U-21 i Spanjës, ashtu edhe në kombëtaren A.

Lopetegui është pa ekip që kur u shkarkuar nga Real Madridi, teksa Solari mori vendin e tij.

Image

(Kosova Sot Online)