Guardiola zgjidhet trajneri i muajit

  • 07 May 2019 - 15:55
Guardiola zgjidhet trajneri i muajit

Pep Guardiola është zgjedhur trajneri i muajit në Premierligë pasi skuadra e tij, Manchester City i fitoi pesë ndeshje nga po aq të zhvilluara gjatë muajit të kaluar në kampionatin anglez. Pep Guardiola ka arsye për t’u gëzuar dhe për të festuar.

Spanjolli është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit prill në Premierligë. Nën drejtimin e tij, Manchester City i regjistroi 5 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara gjatë muajit që shkoi.

{377210/}

City i mposhti ekipet si Cardiff City, Crystal Palace, Tottenham, Manchester United e Burnley në muajin e kaluar duke realizuar 9 gola dhe duke e pësuar vetëm 1, të cilat ia mundësuan të mbetet përpara Liverpoolit me një pikë në luftën për titull të kampionit.

Guardiola e ka fituar këtë çmim shtatë herë në tri sezone të kaluara në Angli dhe dy herë në tre muajt e fundit. City i ka fituar 13 ndeshje radhazi që nga humbja e fundit që e kishte pësuar nga Newcastle më 29 janar.

Jurgen Klopp, Liverpooli i të cilit i fitoi katër ndeshje nga katër të zhvilluara në muajin prill, ishte i nominuar po ashtu për këtë çmim, ndërsa trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo e ai i Fulhamit, Scott Parker, të cilët i drejtuan ekipet e tyre drejt tri fitoreve në prill, ishin po ashtu kandidatë për çmimin e trajnerit të muajit.

Guardiola shihet favorit i fuqishëm për ta fituar titullin e kampionit të Premierligës me Cityn pas fitors së mbrëmshme ndaj Leicester City.

Tash atij i mjafton fitorja ndaj Brightonit fundjavën që vjen për ta fituar titullin e dytë radhazi në Angli. Ndërkohë, sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy është zgjedhur futbollisti i muajit prill pasi realizoi 5 gola në 4 ndeshje.

(Kosova Sot Online)