Lucas Paqueta mbyll sezonin me Milanin! 

  • 07 May 2019 - 16:03
 Lucas Paqueta mbyll sezonin me Milanin! 

Gjykatësi Sportiv ka skualifikuar Lucas Paqueta për tre ndeshje për episodin që ka parë të përfshirë brazilianin e Milanit në sfidën ndaj Bolognas. Paqueta, që pas kartonit të verdhë për reagim ndaj kundërshtarit, nuk është falur për shkak se ka prekur dorën e arbitrit në momentin kur i ka nxjerrë kartonin dhe si pasojë ka ardhur i kuqi.

Image

Sipas rregullores, dy ndeshje për kartonin e kuq direkt, dhe njëra që shtohet si pasojë e kundërpërgjigjes së futbollistit kuqezi ndaj një arbitri.

Pra, Milani duhet të bëjë pa brazilianin në këtë fund sezoni, sidomos në garën për Champions League. Milani do ta apelojë vendimin. Pra, tre ndeshjet e fundit, Gattuso duhet t'i luajë pa brazilianin e ardhur në merkaton dimërore.

Ai sapo ishte kthyer pas një dëmtimi të gjatë... Nga janari deri tani, Paqueta ka luajtur 17 ndeshje me kuqezinjtë, duke realizuar një gol dhe asistuar dy herë.

Image

(Kosova Sot Online)