Tifozët e Gjilanit kërcënojnë me thika!

  • 07 May 2019 - 16:19
Tifozët e Gjilanit kërcënojnë me thika!

Tifozët e Gjilanit, “Skifterët”, nuk kanë të ndalur së kërcënuari. Derisa të dielën Gjilani u fundos në renditje – për çka fajësoi gjyqtarët – tifozët e kishin kërcënuar seriozisht Federatën e Futbollit të Kosovës dhe çdo zyrtar të saj.

Kurse, tani ata e kanë bërë edhe një tjetër kërcënim, madje me një foto me thika dhe shufra të hekurit. Këtë e kanë bërë në prag të ndeshjes që Gjilani do ta zhvillojë në fundjavë kundër Ballkanit në Suharekë.

“Të Premten udhëtojmë drejt Suharekës për të qenë afër klubit në takimin e radhës jashtëzakonisht të rëndësishëm, në mbrojtje të dinjitetit ,nderit dhe futbollit, kundër padrejtësive dhe nëpërkëmbjes nga ata për të cilët futbolli vazhdon të mbetet instrument biznesi.Për detajet e udhëtimit do të njoftoheni me kohë .

Image

(Kosova Sot Online)