Kean: Chiellini më 'rreh' në stërvitje

  • 07 May 2019 - 16:29
Kean: Chiellini më 'rreh' në stërvitje

Sulmuesi i Juventus, Moise Kean, ka folur për veten dhe për sezonin që po kalon për "The Players Tribune":

"Rruga të mëson të bëhesh burrë, të kuptosh jetën dhe të kuptosh atë që të rrethon, në të mirë dhe në të keqe. Kam vuajtur shumë në fëmijëri, nuk ka qenë e lehtë. Nuk kam pasur një të kaluar si të tjerët. Për këtë arsye mendoj shpesh sa me fat që jam. Falënderoj Zotin gjithmonë. Kujtimi i parë që kam me topin është në Asti, në famulli. Luanim në asfalt dhe vriteshim nëse rrëzoheshim".

"Ndeshjet ishin të forta dhe çdo lojtar duhej të paguante 10 euro. Një herë kam qenë aq i dëshpëruar, sa i kam vjedhur topin priftit. Kur luan futboll në këtë mënyrë, mëson të kesh urinë e duhur për të luajtur. Mëson se futbolli, ashtu si jeta, ka ulje dhe ngritje".

"Kur rritesh në këtë mënyrë, edhe ndërhyrjet më të ashpra në stërvitje të Giorgio Chiellini-t nuk duken më aq të frikshme. Një herë provova ta shmangia me një hile dhe më goditi pa u menduar dy herë. Tani stërvitem me futbollistët më të fortë, por mendoj gjithmonë për djemtë e famullisë, sepse gjithçka ka filluar atje".

Image

"Jeta ime ka ndryshuar kur kam debutuar me Juventus-in në moshën 16 vjeç. Kisha kohë që stërvitesha me ekipin e parë. Trajneri më kërkoi të dilja në nxehje në ndeshjen kundër Pescara-s dhe unë nuk mund ta besoja. Ndeshja ishte drejt fundit, po fitonim 3-0. I kisha humbur pak shpresat, më pas u futa në fushë në minutën e 80-të. Një emocion i jashtëzakonshëm, më kanë duartrokitur të gjithë".

Image

"Në atë moment kam menduar për të gjitha ndeshjet e luajtura në Asti dhe për faktin se nga ai moment e në vazhdim do të luaja me Buffon, Dybala dhe Marchisio. Nuk kam ndier kurrë një emocion aq të fortë në jetën time. E gjitha kjo ka qenë një dhuratë nga Zoti. Pjesërisht nga Zoti dhe pjesërisht nga rruga".

(Kosova Sot Online)