E dashura e Herreras zbulon largimin e lojtarit nga klubi

  • 07 May 2019 - 16:39
E dashura e Herreras zbulon largimin e lojtarit nga klubi

Tifozët e Manchester Unitedit janë të bindur se Anderr Herrera do të largohet në verë. Zërat për largimin e mesfushorit spanjoll i ka shtuar edhe më shumë e dashura e tij, Isabel Collado.

29-vjeçari është jashtë kontratës me Manchester United me të përfunduar ky sezon, gjersa po lidhet me një kalim te PSG.

E dashura e Herreras ka postuar disa video në Instagram, duke zbuluar edhe kutitë për zhvendosjen e tyre nga apartamenti aktual.

Tifozët e Djajve të Kuq i kanë kapur ato momente, gjersa ajo po vallëzonte me vajzën e saj.

Sipas tyre, situata rreth të ardhmes së Herreras është sqaruar, ndërsa nga sezoni i ri nuk do ta shohin atë në Old Trafford.

Image

(Kosova Sot Online)